LAJMI I FUNDIT:

Tri prioritetet për Procesin e Berlinit

Tri prioritetet për Procesin e Berlinit
Ilustrim

Para disa ditësh, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i pyetur për “Ballkanin e hapur” shpjegoi se janë rreth 50 nisma që duhet të organizohen nën ombrellën e Procesit të Berlinit.

Programi më i mirë për ekonominë e tregtisë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP), dhe ku edhe Kosova është anëtare, është CEFTA e cila synon eliminimin e barrierave tarifore dhe jotarifore. Barrierat jotarifore janë pengesat më të mëdha për ekonominë dhe nxitjen e tregtisë në gjithë e Ballkanit Perëndimor.


Por, hapësira gjeografike dhe ekonomike e CEFTA-s, ndërkohë që zgjerohet nga vendet e BP-së, zvogëlohet nga largimi i vendeve që bëhen anëtare të BE-së, si Rumania, Bullgaria dhe Kroacia. “Zgjerimet që na ngushtojnë” janë anëtarësimet në BE të vendeve të CEFTA-s. Më konkretisht, ndërsa popullsia e BP-së është 17,06 milionë banorë, vetëm popullsia e Rumanisë është 19,9 milionë banorë, ndërsa të tri vendet së bashku kanë një popullsi prej 30,8 milionë banorë ose rreth 13,2 milionë më shume se gjashtë vendet e BP-së. Kisha një dilemë nëse “Ballkani i Hapur” do të ishte një stacion për parapërgatitjes se ekonomive të BP-së me momentin e konkurrencës me ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian. “‘Ballkani i Hapur’” do të ishte një stacion pritje drejt integrimit të plotë të vendeve BP, apo një shinë që shpejton rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE?

Stacioni do të nënkuptonte strategjinë e BE-së për të bashkuar gjashtë vendet dhe për t’i inkurajuar dhe mbështetur ato për të hequr çdo pengesë dhe për të rinovuar bashkëpunimin e tyre. Vendet e BP-së do të prisnin derisa të përmbushnin kriteret e Kopenhagës në fushën e demokracisë, ekonomisë së gjallë dhe respektit për pakicat. Por, si në rastin e pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë më 2007, me rrezikun e rritjes së ndikimit rus në këto vende, BE-ja vlerësoi se do të ishte më mirë t’i pranonte ato sesa t’i linte në një situatë ku do të rritej ndikimi negativ nga vendet jomiqësore ndaj BE-së. Integrimi i BP-së nuk është çështje e rritjes së konkurrencës apo një barrë e rëndë për taksapaguesit evropianë.

Më konkretisht, për raportet do të krahasojmë Ballkanin Perëndimor me BE-në: (i) popullsia e BE-së vlerësohet në 448.4 milionë njerëz, popullsia e BP-së është rreth 17.6 milionë ose vetëm 3.93 për qind e popullsisë së BE-së; (ii) PBB-ja nominale në vitin 2022 e BE-së ishte 16.6 trilionë dollarë, ndërsa PBB-ja e PB-së ishte vetëm 95 miliardë, ose 0.57 për qind e PBB-së së BE-së; (iii) PBB për frymë në terma nominalë dhe realë: në terma nominalë në BE GDP për kokë është 33,962 dollarë, në BP është 5,400 dhe në Shqipëri 6,457; në terma realë në BE është 28,840 dhe në Shqipëri 18,552. Të ardhurat nominale të shqiptarëve janë vetëm 19 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa në terma realë është rreth 64 për qind; (iv) Bujqësia në BE siguron rreth 16 për qind të PBB-së dhe punëson rreth katër për qind të fuqisë punëtore. Në BP, bujqësia përbën mesatarisht rreth 10 për qind të PBB-së së BP-së. Në Shqipëri, bujqësia prodhon rreth 21.8 për qind të PBB-së dhe punëson rreth 45 për qind të fuqisë punëtore. Sektori i bujqësisë në strukturën e PBB-së në Shqipëri është rreth 13.6 herë më i madh dhe i punësimit në bujqësi rreth 11.2 herë më shumë. Mbështetja buxhetore për bujqësinë është rreth 0.6 për qind e PBB-së.

Thellimi i procesit të anëtarësimit në BE kërkon synime të qarta dhe ndoshta të harmonizuara politike për të garantuar katër liritë kryesore, të cilat përfshijnë: (i) Lirinë e lëvizjes së mallrave; (ii) Lëvizja e lirë e shërbimeve; (iii) lëvizjen e lirë të kapitalit dhe; (iv) lëvizja e lirë e njerëzve. Në procesin e zgjerimit të BE-së në vitin 2004, me dhjetë vende anëtare të bllokut komunist, vendet anëtare te BE-se ata kishin frikë nga reagimi nacionalist i partive ekstreme kundër emigrantëve, duke kërkuar një periudhë 7-9 vjeçare për të hapur tregjet e tyre të punës. Ironia ishte se në ato vite vendet e BE-së bënë çmos për të parandaluar emigrantët, ndërsa sot përballen me mungesën e fuqisë punëtore; vendet po lehtësojnë çdo procedurë dhe po tërheqin sa më shumë emigrantë, duke filluar nga mungesa e punëtorëve në shërbimet sociale për shkak të plakjen e popullsisë dhe në ekonominë e dijes duke tërhequr mjekë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ndihmës mjekë dhe ekspertë në IT, por edhe punëtorë të thjeshtë.

Procesi i Berlinit ka premisa pozitive për të lehtësuar dhe shkurtuar procedurat dhe kohën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Prioriteti i parë, liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të unifikojnë prioritetet e përbashkëta përpara takimit në Shqipëri. Ky bashkim duhet të synohet si në takime formale ashtu edhe në takime joformale dhe pa sistem kujdestarie. Kur Tony Blair u pyet si kryeministër i Britanisë së Madhe se cilat ishin tre prioritetet e vendit të tij, ai theksoi: “Arsimi, arsimi, arsimi”. Në realitet, BE-ja ka ndihmuar sfidat e arsimit në vendet e origjinës me programe të tilla si “Tempus” në fillim të viteve ’90 dhe programi “Erasmus”. Por, aktualisht jemi në një situatë kritike për shkak të emigrimit masiv të të rinjve nga BP drejt vendeve të BE-së.

Ky emigracion masiv nuk konsiderohet nga vendet e BE-së si problem për ta, por si një shpresë për të mbushur mungesën e madhe të mungesave në tregun e tyre të punës me prioritet shërbimet sociale si kohezion social dhe sidomos ekspertët në IT për të mbështetur ekonominë e dijes. Tabela e ndarë në aeroportet dhe universitetet e vendeve të BE-së, në vende të BE-së dhe jo te BE-se ngjan me një “Mur të ri të Berlinit”. Problemi është se kapitali njerëzor po zvogëlohet dhe po përkeqësohet në vendet perëndimore të BP-së. Kjo i vështirëson sfidat e tyre për të ngushtuar diferencën e madhe në të midis vendeve të BE-së dhe vendeve të BP-së.

Sipas studiuesve, kapitali njerëzor është faktori përcaktues në 50 për qind më shumë se çdo faktor tjetër për zhvillimin e vendeve të ndryshme. Heqja e çdo barriere në procedura dhe kosto midis studentëve nga vendet e BE-së dhe studentëve nga vendet evropiane do të rrisë ofertën e tregut të punës si për vendet e BE-së dhe veçanërisht për vendet e BP. Barrierat dhe kostot për studentët e BP në Bashkimin Evropian janë të shumta të rënda. Liderët e BP-së në mënyrë unanime duhet t’i drejtohen presidentes së BE-së, Ursula Gertrud von der Leyen me fjalët e presidentit Reagan kur në Berlin i kërkoj publikisht Gorbaçovit: “Rrezojeni këtë mur, z. President”. Muri që ndau studentët e BP-së në joevropianë në kosto shumë të mëdha arsimimi nga studentët e vendeve të BE-së duhet të kishte rëne dje. Kjo do të rrisë ofertën në tregjet e punës pasi më shumë studentë nga BP mund të shkollohen në vendet e BE-së nëse procedurat dhe kostot e tyre do të jenë po aq të ulëta sa për studentët nga vendet e BE-së.

Prioriteti i dytë i unifikuar është bujqësia, për mbështetje më të mirë të bujqësisë. Fermerët në vendet e BP janë nën konkurrencën jo të ndershme nga fermerët e vendeve të BE-së, të cilët marrin mbështetje si nga qeveritë e tyre, edhe nga politikat mbështetëse dhe rishpërndarëse të BE-së. Bujqësia në vendet e BP-së varion 7-9 për qind me përjashtim të Shqipërisë që është rreth 21 për qind e GDP-së dhe ku punësohen rreth 45 për qind e fuqisë punëtore totale. Në BE, bujqësia zë vetëm 1.4 për qind të GDP-së dhe janë të punësuar rreth katër për qind e fuqisë punëtore. Në Shqipëri bujqësia 21.8 për qind të GDP-së ose më shumë, në punësim ka rreth 45 për qind dhe në mbështetje buxhetore nga buxheti i shtetit përfiton vetëm 0.6 për qind të GDP-së ose rreth dy për qind të buxhetit. Pra, bujqësia në Shqipëri bazuar ne kontributin në GDP është rreth 13 herë më lart dhe në punësim rreth 11 herë më e lartë. Buxheti afatmesëm i BE-së përllogaritet rreth 1.274 milionë dhe burimet natyrore ku përfshihet edhe bujqësia zënë rreth 29.2 për qind të totalit të buxhetit ose rreth 374 miliardë.