LAJMI I FUNDIT:

Tri mite rreth menstruacioneve që në të vërtetë janë plotësisht të gabuara

Tri mite rreth menstruacioneve që në të vërtetë janë plotësisht të gabuara

Për disa arsye, menstruacionet janë ende një gjë e vështirë për ta diskutuar, edhe pse ato janë një proces i natyrshëm i jetës.

Më e keqja është se duke mos folur hapur kanë buruar mite të panumërta që njerëzit besojnë edhe sot.


Fatkeqësisht, menstruacionet zakonisht diskutohen vetëm duke pëshpëritur me miqtë tuaj më të ngushtë dhe nganjëherë kjo mund të çojë në keqinformim.

Kështu që, për të na ndihmuar të sqarojmë disa nga ato mite famëkeqe, Dr. Deborah Nucatola tregon gjithçka që keni menduar se dini për menstruacionet, por në të vërtetë nuk është e saktë, shkruan Seventeen.

Menstruacionet tërheqin peshkaqenët në oqean

Nga lindi ky mit i çmendur ?! Nëse nëna juaj (ose gjyshja) ju ka thënë që të qëndroni jashtë oqeanit kur të keni menstruacionet, ato ishin dezinformuara. Peshkaqenët nuk do të nuhasin gjakun mbi ju dhe do të vijnë t’ju sulmojnë. “Nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron që gratë janë më të ndjeshme ndaj sulmeve të peshkaqenëve, ndërsa kanë menstruacione”, shpjegon Dr. Nucatola. Është mirë të dini se kjo zyrtarisht nuk është e vërtetë.

Menstruacionet tuaja ndalen kur futeni në ujë

Mos bini pre e këtij miti! “Menstruacionet tuaja nuk ngadalësohen ose ndalen në ujë – thjesht mund të mos rrjedhin për shkak të kundër presionit të ujit”, thotë Dr. Nucatola.

Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë kur keni menstruacione

Ndërsa është e pazakontë, mund të ndodhë. Falë klasës shëndetësore, ju ndoshta e dini që kur keni menstruacione, nuk jeni në ovulim, kështu që mund të mendoni se kjo do të thotë që nuk do të jeni në gjendje të mbeteni shtatzënë. Por në fakt nuk është kështu. Ovulimi juaj dhe cikli juaj menstrual mund të jenë të paparashikueshëm dhe ovulimi mund të ndodhë para, gjatë dhe pas fazës së gjakderdhjes, veçanërisht nëse keni menstruacione të parregullta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori