LAJMI I FUNDIT:

Tri ekipe në luftë për titull me një pikë dallim: Nuk kishte ndodhur në Serie A që nga viti 2002

Tri ekipe në luftë për titull me një pikë dallim: Nuk kishte ndodhur në Serie A që nga viti 2002

Tri ekipe kanë dallim vetëm pikë të vetme në krye të renditjes pas 23 javësh në Serie A, me Interin dhe Juventusin që kanë nga 54 pikë, me Lazion që është menjëherë pas me vetëm një më pak.

Një garë kaq e fortë kampionale nuk kishte ndodhur tash e një kohë, por për ta gjetur një të tillë duhet të kthehemi në edicionin 2001/2002.

Edhe në atë kohë tri ekipe kishin një diferencë kaq të vogël mes vete, ku në javën e 27-të të Serie A (Roma dhe Interi kishin nga 56 pikë, ndërsa Juventusi kishte 55).

 

Në atë kohë titulli i buzëqeshi Antonio Contes, jo Interit: pasi nerazzurrët, e humbën titullin në ditën e fundit në Olimpico (fitore 4-2 e Lazios, ishte 5 maj 2002), ndërsa Juventusi fitoi në atë xhiro ku u stolis me Scudetto, (ndërsa Roma përfundoi e treta), shkruan Sky Sports.

Ka ende përballje direke, dhe me klubet që kanë edhe gara tjera, si Interi (Liga e Evropës) dhe Juventusi (Liga e Kampionëve), ndërsa Lazio janë eliminuar në fazën e grupeve nga Liga e Evropës (kjo i ndihmon pasi në mesjavë nuk ka angazhime).

Kjo është arsyeja që disa nga javët e ardhshme mund të jenë shumë të rëndësishme për skuadrat e përfshira në garën për tituj.

Menjëherë në këtë javë do të ketë një përplasje të drejtpërdrejtë mes Lazios dhe Interit në Olimpico, ndërsa në ditën e 26-të Juventusi do të presë Neroazzurrë në Allianz Stadium.

Dy ndeshje që mund të sqarojnë disa gjëra, por jo të gjitha, pasi gara deri në fund pritet të jetë e fortë.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të tri skuadrave deri në fund.

Orari i Interit

Orari i Juventusit

Orari i Lazios

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori