LAJMI I FUNDIT:

Tri ditë afat për Astrit Fazliun

Tri ditë afat për Astrit Fazliun

Sulmuesi i Prishtinës, Astrit Fazliu, pas tri dite përfundimisht do të mësojë saktësisht se ku do të vazhdojë karriera e tij futbollistike.

Ai aktualisht është në Belgjikë ku po stërvit te skuadra e Ligës së dytë, Sint Niklaas, e cila ka shprehur dëshirë ta angazhojë këtë futbollist.

“Edhe tri ditë kam afat.. Po presim që brenda këtyre tri ditëve Prishtina të na e kthejë përgjigjen”, ka thënë Fazliu për Zërin.

Në anën tjetër zyrtarët e Prishtinës nuk dëshirojnë që ta lëshojnë lojtarin pa ndonjë dëmshpërblim./Telegrafi/