LAJMI I FUNDIT:

Tri blerjet e mëdha të Romës në këtë afat kalimtar (Foto)

Tri blerjet e mëdha të Romës në këtë afat kalimtar (Foto)

Jo vetëm Milani, por edhe Roma është duke u treguar mjaft aktive në këto ditë të para të afatit kalimtar.

Verdhekuqtë kanë nisur riformatimin e stafit drejtues, me afrimin e drejtorit sportiv Monchi dhe trajnerit Di Francesco, të cilët po punojnë për krijimin e një organike pretendente për të fituar tituj.


Kështu futbollisti i parë i afruar, ishte mbrojtësi meksikan Hector Moreno, i ardhur nga PSV, rreth një javë më herët, ndërsa dita e sotme duket se do të jetë vërtetë e nxehtë për Romën e Di Francescos, sepse pritet zyrtarizimi i tre afrimeve të tjera.

I pari është mesfushori italian Pellegrini, një futbollist i rritur te të rinjtë e Romës, por që prej dy sezonesh po shkëlqen te Sassuolo.

Verdhekuqtë kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e riblerjes, kundrejt 10 milionë eurove, të mesfushorit, i cili do të vihet në dispozicion të trajnerit menjëherë pas përfundimit të finaleve të Evropianit U-21, ku po përfaqëson Italinë.

Futbollisti tjetër, është Jean Seri, mesfushor 25 vjeçar i Nices, me të cilin verdhekuqtë kanë gjetur akordin për transferimin kundrejt një vlere prej 35 milionë eurosh.

Seri shkëlqeu këtë sezon me ekipin francez dhe zgjoi interesin e fortë të PSG dhe Barcelonës, të cilat e shikonin si zëvendësues ideal të Verrattit, por që Monchi nxitoi dhe ua rrëmbeu.

Futbollisti i tretë, është mbrojtësi i Feyenoord, Karsdorp, për të cilin Roma do të paguajë 12 milionë euro, ndërsa me lojtarin do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare.

Ndërkohë, verdhekuqtë mbeten ende në pritje të një përgjigje nga ana e ish kapitenit, Francesco Totti, nëse do të vazhdojë të bashkëpunojë me Romën apo jo.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori