LAJMI I FUNDIT:

Tri aksidente në Veternik – tetë vetura të përfshira dhe një i lënduar

Tri aksidente në Veternik – tetë vetura të përfshira dhe një i lënduar

Tri aksidente trafiku kanë ndodhur mëngjesin e së enjtes në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.


Ajo ka bërë të ditur se në njërin aksident janë përfshirë katër automjete, por nuk ka të lënduar.

“Në Veternik rreth orës 08:50, kemi pranuar informatën për tri aksidente. Njëri aksident është vetëm me dëme materiale dhe janë të përfshira katër automjete”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se në aksidentin e dytë janë përfshirë dy automjete dhe është lënduar një person.

“Në aksidentin e dytë janë përfshirë dy automjete dhe një person është lënduar. Ndërsa, në aksidentin e tretë nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale dhe janë të përfshira dy automjete”.

Njësitet përkatëse po merren me rastet. /Telegrafi/