LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçarja të cilën e kishte puthur Papa në kokë, shërohet nga tumori në tru (Video)

Trevjeçarja të cilën e kishte puthur Papa në kokë, shërohet nga tumori në tru (Video)

Një vajzë e vogël të cilën Papa Francois e puthi në kokë kohë më parë, mrekullisht është shëruar nga tumori në tru, edhe pse mjekët i kishin thënë se i kanë mbetur vetëm edhe pak muaj jetë.

Gianna Masciantonio ishte vetëm njëvjeçare, kur Papa e bekoi derisa po përshëndeste masën në rrugët e Philadelphia në shtator të vitit 2015, transmeton Telegrafi.


Papa 81-vjeç as që ia kishte idenë së vogëlushja vuante nga tumori në tru kur e puthi në kokë derisa po defilonte para masës. Ndërkaq, familjarët e Giannas tre vite më vonë kanë pranuar se tumori që e kishte në tru është zhdukur pas kimioterapisë.

Gianna, tani trevjeçare ishte diagnostifikuar me histiocytosis, dhe me kalimin e kohës tumori vetëm sa vinte e zgjerohej në tru. Për ta parandaluar më të keqen, ajo i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale kur ishte vetëm katërmuajshe, dhe mjekët ishin shumë të bindur se nuk do të arrin ta festojë 1 vjetorin e lindjes.

Megjithatë, pas takimit me Papën që i dhuroi një puthje në kokë, dhe pas tretmanit me kimioterapi, vogëlushja u shërua plotësisht, kurse familjarët e saj janë të lumtur që i është kthyer jetës normale, pa barna. /Telegrafi/