LAJMI I FUNDIT:

I treti, i vërteti? Feronikeli kërkon t’i kthehet suksesit, me trajnerin më të trofeshëm në Kosovë

I treti, i vërteti? Feronikeli kërkon t’i kthehet suksesit, me trajnerin më të trofeshëm në Kosovë

Feronikeli e ka zyrtarizuar në stol, trajnerin prishtinas Afrim Tovërlani, që është trajneri i tyre i tretë për këtë sezon.

Kampionët në fuqi gjatë verës kishin ndarë rrugët me Zekerija Ramadanin, trajneri që e fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës, ndërsa kishte pasur sukses edhe në garat evropiane.


Por që nga atëherë nuk janë bërë rehat me trajner, duke i ndërruar dy deri tani dhe duke e emëruar të tretin, shkruan Telegrafi.

Epoka Vukicevic

Në vend të tij erdhi trajneri malazez Dejan Vukicevic, që u zyrtarizua me 6 gusht.

Fillimisht ai nuk ishte pritur mirë nga tifozët vendas, shkaku u kombësisë së tij, por shpejt tifozët u qetësuan dhe besuan në aftësitë e trajnerit.

Një miqësore me Milanin, ishte ndeshja e tij e parë, ndërsa pas 12 xhiros, ai kishte mbetur pa punë.

Një humbje me Drenicën me rezultat 1-0 i kushtoi atij, duke e lënë Feronikelin në vendin e gjashtë me 19-të në atë kohë. Largimi i tij u zyrtarizua me 30 tetor.

Dështon projekti i Agim Sopit dhe Albert Bunjakut te Feronikeli  

Nuk vonoi shumë dhe pas dy ditësh u zyrtarizua trajneri i ri. Me 1 nëntor, Agim Sopi mori drejtimin e Feronikelit.

Bëri shumë trajneri dhe lëvizje, duke liruar disa nga lojtarët kryesorë,  por as këtij nuk i eci në pranverë.

Më 22 shkurt, klubi nga Drenasi u nda me trajnerin Agim Sopi dhe njeriun që e ofroi në klub, Albert Bunjakun, që punonte si këshilltar i presidentit.

Kthimi i Afrim Tovërlanit

Sot klubi e ka zyrtarizuar Afrim Tovërlanin, një njohje e vjetër, pasi edhe më parë ka punuar te Feronikelit, gjatë viteve 2015-17.

Toverlani e merr Feronikelin me 31 pikë, në vendin e 5-të.

Tovërlani e ka fituar katër herë kampionatin si trajner dhe dy herë Kupën. Ai u shpall kampion i Kosovës tre herë me Prishtinën, gjatë sezoneve: 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13. Poashtu me FC Prishtina ai fitoi edhe Kupën e Kosovës gjatë sezonit 2012/13, shkruan Telegrafi.

Me Feronikelin arriti të shpallet kampion i Kosovës në sezonin 2015/16 dhe fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.

Feronikeli edhe pse ka mbetur prapa në kampionat, në Kupë është në gjysmëfinale dhe shihet si objektivi i tyre kryesor për të kaluar në Evropë.

Tovërlani ka folur për faqen zyrtare të klubit menjëherë pasi nënshkroi kontratën.

“E kam pranuar sfidën për t’u rikthyer në Drenas në një ambient të cilin e njoh shumë mirë, me shpresën se duke i bashkuar forcat do të arrijmë të rikthejmë rezultatet e mira dhe Feronikeli të rikthehet atu ku ka qenë në vitet e fundit”.

“Kam ardhur këtu të punojë më përkushtimin më të madh dhe angazhimin tim për tu sfiduar me punën dhe se bashku në këtë klub të organizuar shpresojë që do të ja arrijmë qëllimit”, ka thënë Tovërlani.

Kundërshtar i Feronikelit në Kupën e Kosovës është Ballkani, lideri i Superligës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori