LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon bindshëm ndaj Pejës

Trepça triumfon bindshëm ndaj Pejës

Trepça ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 110:91 (25:28, 32:25, 25:24, 28:14), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisën pejanët, duke pasur epërsi deri në 11 pikë në çerekun e parë, 10:21, por vendasit rikthehen shpejt dhe kjo pjesë përfundon 25:28.


Verdhezinjtë sërish shkëputen në 13 pikë, 28:41, por me kalimin e minutave, mitrovicasit sërish kthehen duke barazuar shifrat në 48:48 dhe e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre 57:53.

Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke pasur epërsi në nëntë pikë, 69:60, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:77.

Vendasit vazhduan me lojë të mirë në 10 minutat e fundit dhe triumfuan në fund 110:91.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 32 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime dhe Ivan Koljeviq me 33 pikë e 10 asistime, kurse te Peja u dallua Dion Dixon me 34 pikë e asistime.

Trepça ka gjashtë fitore dhe 13 humbje, derisa Peja 12 fitore dhe shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori