LAJMI I FUNDIT:

Trepça pëson për një gol, i mungon fati në fund

Trepça pëson për një gol, i mungon fati në fund

Trepça është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Por skuadra mitrovicase ka luajtur dy ndeshje të forta dhe plotësisht të barabarta me Vogoscan e Bosnjë-Hercegovinës.

Të dy ndeshjet u luajtën në Vogosca, që doli të jetë vendim i pa menduar mirë i klubit mitrovicas.


Pas barazimit 27:27 të premten, Trepça të dielën mbrëma pësoi 31:30 dhe u eliminua. Pjesa e parë i ka takuar skuadrës vendase, që krijoi epërsi deri në pesë gola. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:14.

Vendasit ishin në epërsi deri në minutën e 45-të, kur rezultati u barazua 25:25. Në minutën e 56-të, Trepça kaloi në epërsi 29:28, por pasoi një seri e mirë e pritjeve të portierit vendas, që mbajti në lojë Vogoscan.

Tri pritje rresht edhe vendosën sfidën, duke mos lënë anash edhe disa vendime të dyshimta të gjyqtarëve në momentet vendimtare.

Portierët e Vogoscas i kishin 18 pritjet, ndërsa ata të Trepçës tetë dhe ky ishte ndryshimi kryesor.

Deniz Terziqi ka shkëlqyer me 11 gola për skuadrën mitrovicase. Shtatë i kishte Marley Wallace, ndërsa nga katër i shënuan Rron Ramadani e Lulzim Shabani.

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori