Trepça ka një plan për përforcime

Sipas trajnerit skuadrës i duhen tre apo katër lojtarë. “Ne kemi krijuar njëfarë plani se si do të kyçemi në këtë afat kalimtar. Skuadrës i duhen tri apo katër lojtarë cilësorë në mesfushë dhe në sulm. Kemi menduar për Bashkim Shalën e Llamkos Kosovës dhe Altin Merlakun e Dukagjinit”, tha Shosholli për Arenën.
Sipas trajnerit këto ditë do të shikohet mundësia që të takohen me këta lojtarë dhe të arrijnë marrëveshjet. Trepça nuk i ka ndalur stërvitjet dhe është duke vazhduar që të punoj më lojtarët. “Deri me 25 dhjetor do të vazhdojmë stërvitjet. Jemi duke stërvitur të hënë, të mërkurën dhe premten. Pas 25 dhjetorit do të pushojmë deri pas viti të ri për të filluar përgatitjet përsëri”, pohoi Shosholli.
Trepça e ka mbyllur kampionatin në një pozitë aspak të mirë, në vendin e 11-të me vetëm 15 pikë të tubuara. ‘Xehetarët’ kampionatin e kaluar shpëtuan falë ndeshjes së barazhit ku e mposhtën Llapin me rezultat 2:1. /Telegrafi/






















































