LAJMI I FUNDIT:

Treni i ri me ‘pezullim magnetik’ do të kryejë Paris-Berlin në një orë

Treni i ri me ‘pezullim magnetik’ do të kryejë Paris-Berlin në një orë

Koncepti i ri i trenave ‘hyperloop’ bën që mjeti të udhëtojë duke qëndruar pezull brenda një tubi pa ajër, pa prekur asnjë nga anët e tij. Kjo mungesë fërkimi bën që në teori, treni të arrijë shpejtësi të papara dhe koncepti të afrohet gjithnjë e më shumë te realiteti, duke dhënë një tjetër alternativë për udhëtimin ‘ajror’ të rangut të shkurtër.

Në nëntor 2020 dy njerëz po udhëtonin në një tren të tillë testimi me shpejtësi 160 km/h në shkretëtirën e Las Vegas. Ky ishte treni i parë i stilit ‘hyperloop’ nga kompania Virgin Hyperloop. Udhëtimi zgjati 15 sekonda, dhe megjithse shpejtësitë ishin shumë më pak se 1200 km/orë që premtohej të arrinte, ato paraqesin një hap të madh përpara.


Koncepti i i adoptuar nga disa kompani në Evropë është nisur fillimisht nga Elon Musk, që u pasua më tej nga kompani të ndryshme dhe grupe studentore në universitete.

Por idea e trenit magnetik brenda tubit të vakumit, është më e vjetër se Elon Musk. Një koncept i tillë është avancuar që prej autorit të shekullit të 19-të Michel Verne, i biri i Jules, dhe prej atëherë është përmendur rregullisht nga shkrimtarët fantastikë dhe teknologët.

“Secila kompani përdor nivele të ndryshme presioni, por ne po zgjedhin nivelet e presionit të hapësirës”, thotë Vicén nga kompania e inovacionit Zeleros, duke sugjeruar se atmosfera brenda tubit eshte e ngjashme me hapësirën dhe përmban zero ajër.

Kjo gjendje lejon arritjen e shpejtësive të mëdha dhe thuajse pa asnjë forcë fërkimi. Por arritja e projektit pa problemet e tij, siç është kosto e madhe e arritjes dhe ruajtjes së këtij niveli presioni.

Një tjetër çështje do të ishte siguria, pasi nëse do të ndodhte diçka në majën e trenit, pasagjerët do të ekspozoheshin ndaj kushteve të rrezikshme të vakumit. /tch/