LAJMI I FUNDIT:

Trendet më të parezistueshme të bukurisë, ja çfarë duhet të dish për verën

Trendet më të parezistueshme të bukurisë, ja çfarë duhet të dish për verën

Pranvera është në ditët e fundit dhe ikonat e modës, nga daljet e tyre kanë filluar të tregojnë se cilat do të jetë trendet më të mëdha të kësaj vere.

Natyrisht, gjithçka është e përkthyer në ngjyra, duke filluar që nga flokët e deri te grimi apo ngjyrat e thonjve.


Kjo pranverë po ia lë vendin dalëngadalë një sezoni më të nxehtë jo vetëm në temperatura, por edhe në trende. Kjo listë me trendet e bukurisë së kësaj vere do t’ju ndihmojë për të qenë IN në ҫdo ditë të nxehtë.

Rrënjët e lyera
Ngjyrat e ndezura kanë filluar qysh në muajt e parë të pranverës, por për sezonin e nxehtë, trend do të jetë rrënjët e flokëve të lyer me ngjyrë tjetër, ose rrënjët natyrale dhe flokët me ngjyra të ndezura.

Flokët e kuq
Nëse e ke pyetur veten gjithmonë për të provuar një ngjyrë të kuqe në flokë, kjo është periudha ideale për ta pasur. “Tonalitetet e së kuqes janë një trendi që duhet këtë sezon”,– thotë Emily Gierman, specialist ngjyrash në sallonin “George”, në Chicago. “Që nga tonet e dredhëzës deri në ato të bojë kafes së hapur, gjithçka është e duhur për verën. Sapo koha ngrohet, edhe flokët kanë nevojë për t’u ngrohur me ngjyra të ndezura.

Buzët rozë
Po kërkon diçka që të të plotësojë pamjen këtë verë? Buzët rozë janë një prej trendeve që duhet ta marrësh në konsideratë këtë verë. Artisti i grimit dhe fotografi Rachael Lynsey Rubin, thotë se buzët rozë janë kryefjala e kësaj vere të nxehtë. Nëse do që të dukesh mirë edhe në foto, mos harro rozë në buzë.

Flokë të gjatë, të drejtë dhe me balluke
Flokët kaçurrela kanë qenë trend për një kohë të gjatë, por kjo verë sjell një model tjetër, i cili do të jetë i ngjashëm me stilin e vajzave franceze të viteve ’70, shkruan revista class. Flokë të gjatë dhe të drejtë, natyral ose me ngjyra të ndezura, do të të dhurojnë një pamje të re dhe të parezistueshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Thënie të mençura nga Gabriel Garcia Marquez, të cilat ju mbushin plot shpresë

Këshilla Lifestyle
Gjithçka që nuk dinit për nepërkën: Ku dhe si jetojnë dhe si t'i njohim

Gjithçka që nuk dinit për nepërkën: Ku dhe si jetojnë dhe si t'i njohim

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori