LAJMI I FUNDIT:

Trendet e modës që do t’i shohim gjithandej në vitin 2021

Trendet e modës që do t’i shohim gjithandej në vitin 2021

Cilat trende të modës do të marrin përsipër në vitin 2021? Duket sikur pjesët e modës të domosdoshme për vitin 2020 të gjitha ishin një humbje kohe dhe energjie, pasi në vend që të vishnim stilet më të fundit, të gjithë ne iu drejtuam tutave dhe veshjeve të rehatshme.

Në vend që të blinim një xhaketë vërtet të lezetshme që të gjithë e kemi shikuar, i investuam paratë tona në triko të rehatshëm dhe çorape komode për ditët e karantinës së pandemisë COVID-19.


Por, përkundër mungesës së dallimeve të modës në vitin 2020, dizajnerët u përpoqën të sjellin më të rejat në modë në koleksionet e tyre 2021 – dhe ata nuk zhgënjejnë.

Pra, edhe nëse vishni vetëm një xhaketë sportive për takimet tuaja në Zoom, ose nëse kurseni pamjen tuaj më të mirë për një udhëtim në dyqan ushqimesh, përsëri nuk do të dëshironi të humbni një moment të modës.

Më poshtë gjeni trendet e modës që do të shihen gjithandej në vitin 2021:

Pamjet e frymëzuara nga vitet ’70

Pantallona të gjera

Shami koke

Xhaketa burrash

Pjesa e shpatullave duhet të jetë sa më dramatike

Çizme të bardha

Tonet e vjeshtës

Bizhuteri ari

Këmisha klasike

/Telegrafi/