LAJMI I FUNDIT:

Trembëdhjetë gabimet më qesharake që janë bërë në posterat e filmave të famshëm

Trembëdhjetë gabimet më qesharake që janë bërë në posterat e filmave të famshëm
Beauty and the Beast

Jo shumë njerëz i kushtojnë vëmendje posterave të filmave dhe kjo është pikërisht aty ku mund të gjenden gjërat më të palogjikshme dhe të çuditshme.

Në posterat e disa filmave mund të shihni se si qyteti që ka superheroin e vet, ka normën më të lartë të krimit.


Bright Side shpreson se ky artikull do të përmirësojë disponimin tuaj. Megjithatë, mos fajësoni njerëzit që kanë krijuar postera, pasi në radhë të parë ata kanë vënë bukurinë e posterit dhe jo tematikën.

The Dark Knight

Nëse ndonjëherë keni pyetur pse qyteti me superheroin e vet ka një shkallë të tillë të lartë të krimit dhe çdo ditë shfaqen krime të reja, ne kemi një përgjigje për ju. Shikoni me kujdes posterin “The Dark Knight”, Batman nuk është në gjendje të shohë të gjitha krimet, sepse ai në thelb është duke kërkuar në kornizën e dritareve.

Harry Potter and the Deathly Hallows: Part I

Një magji që fizikanti austriak Erwin Schroedinger patjetër do të vlerësonte. Harry (hidhni një sy në kokë) është njëkohësisht në veturën e metrosë dhe jashtë saj. Siç rezulton, aftësia për të qenë në dy vende në të njëjtën kohë nuk lidhet me mekanikën kuantike, por me magjinë e pastër Hogwarts.

Gulliver’s Travels

Jack Black duket vërtet i tronditur sepse dhjetëra shigjeta të vogla e kanë shtrirë për tokë, por edhe për faktin se të gjithë dhëmbët e tij mungojnë. Ne nuk kemi një ide të vetme se si ta shpjegojmë atë dhe është vërtet e vështirë të kuptohet pse specialistja e Photoshopit vendosi të “hiqte” të gjithë dhëmbët në posterin e filmit.

300

Mbreti Leonidas patjetër do të luftonte duke përdorur një shtizë, por ndodhi një lloj keqkuptimi dhe në vend të saj u vendos një shpatë në poster të filmit.

Solace

Nëse keni një vështrim të kujdesshëm në kokën e Colin Farell, do të shihni se përpjekjet për ta bërë atë aq të madh sa Anthony Hopkins ‘nuk përfunduan mirë. Përmasat e kokës u shkatërruan: zona e flokëve ishte e shtrirë shumë dhe madhësia e ballit do ta bënte Megamindin xheloz.

Logan

Dora e Hugh Jackman duket mjaft e madhe në krahasim me dorën e aktores së re. Imazhi ngjall pyetjet e mëposhtme: a mund të ketë një fëmijë të tillë me gishta të gjatë dhe pse dora e vajzës është aq e vogël?

Watchmen

Komediani është një karakter që kombinon shumë kontradikta, por ka gjëra që madje ai do të konsideronte të palogjikshme. Hidhni një sy në dorën e djathtë: duket sikur flaka e automatikut është e ndezur edhe pse aktori nuk e ka tërhequr dorezën.

Going the Distance

Drew Barrymore po përqafon partnerin e saj të filmit në një mënyrë kaq të ëmbël … Prit një sekondë, si është e mundur? Shikoni dorën e saj. Ka vetëm dy opsione: aktorja ka një shpatull vërtetë të shkurtër ose aktorët janë përqafuar në një mënyrë të ndryshme dhe specialisti i Photoshopit harroi të rikthejë dorën e saj në versionin përfundimtar të posterit të filmit.

The Accidental Husband

Sipas skenarit të filmit, një zjarrfikës dhe një burrë në një kostum ranë në dashuri me Emma Lloyd (luajtur nga Uma Thurman). Megjithatë, a nuk duket e çuditshme për ty se pozicioni që të dy burrat marrin në posterin e filmit nuk duket të jetë i përshtatshëm për ta kapur atë grua? Epo, ndoshta, ndjenjat e tyre nuk janë aq të forta, pasi qeshin pa kujdes dhe nuk mendojnë as për Emën.

Over Her Dead Body

Pyesim veten nëse ky poster film ishte një krijim i minutës së fundit apo është një lloj hakmarrjeje ndaj Eva Longorias? Hidhni një sy: aktorja definitivisht ka marrë trupin e dikujt tjetër ngjitur në kokën e saj, dikush i hoqi gjunjët dhe i bëri krahët e saj shumë të gjata.

Terminator Genisys

Ka vetëm një pyetje në lidhje me kafkën që Sarah Connor (Emilia Clarke) po mban në dorën e saj: Si ka mundësi që një kafkë roboti bart dhëmbë të vërtetë?

Ready Player One

Yekaterina Lisina ka këmbët më të gjata në botë. Me një lartësi prej 200 centimetrash, këmbët e saj janë pothuajse 129 centimetra. Por edhe ajo vet do të ishte xheloze për të pasur këmbë të gjata, të cilat pati rastin t’i ketë vetëm në këtë poster.

Beauty and the Beast

Entuziastët e luleve vunë re një mospërputhje të vogël në posterin e filmit “Bukuria dhe bisha”. Më shumë gjasa, burrat përgjegjës për posterin nuk donin që gishtat e aktores të lëndoheshin ose ky ishte vetëm një gabim i Photoshop-it. Gjithsesi, një trëndafil pa gjemba duket me të vërtetë i çuditshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori