LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Zvicër

Tre të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Zvicër

Tre persona humbën jetën kur aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua mëngjesin e së shtunës në zonën Ponts-de-Martel të Zvicrës, afër kufirit francez, tha policia zvicerane.

Aeroplani thuhet se u rrëzua rreth orës 10:20 të mëngjesit me kohë lokale në një pyll pranë fshatit La Combe Dernier në kantonin Neuchatel, tha policia lokale, transmeton Telegrafi.


Piloti dhe dy pasagjerët vdiqën në vendin e përplasjes. Operacionet e shpëtimit ishin të vështira pasi përplasja ndodhi në terren veçanërisht të pjerrët, sipas forcave të rendit.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por hetimet kanë nisur. /Telegrafi/