LAJMI I FUNDIT:

Tre shtete të NATO-s po dërgojnë raketa antitanke dhe kundërajror në Ukrainë

Tre shtete të NATO-s po dërgojnë raketa antitanke dhe kundërajror në Ukrainë

Anëtarët e NATO-s, Estonia, Letonia dhe Lituania do të furnizojnë Ukrainën me raketa antitanke dhe anti-ajrore të prodhuara nga SHBA-ja, thanë ministrat e tyre të mbrojtjes në një deklaratë të përbashkët të premten mbrëma.

Estonia, Letonia dhe Lituania dhe aleatët e tyre po punojnë së bashku për t’i dorëzuar ndihmat e sigurisë Ukrainës, thuhet në deklaratë. Estonia do të dërgojë raketa antitank Javelin dhe Letonia dhe Lituania do të dërgojnë raketa kundërajrore Stinger.


Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka lejuar Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë të dërgojnë raketa amerikane dhe armë të tjera në Ukrainë, thanë të mërkurën tre burime të njohura me vendimin, ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden parashikoi se Rusia do të shkonte në Ukrainë, raporton nypost.

Vendet perëndimore kanë frikë se Moska po planifikon një sulm të ri ndaj Ukrainës, e cila pushtoi në vitin 2014 dhe aneksoi Krimenë.

Rusia e mohon këtë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të pacaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat e saj të sigurisë, duke përfshirë një premtim se Ukraina nuk do të jetë kurrë në gjendje të anëtarësohet në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori