LAJMI I FUNDIT:

Tre muaj pa humbje, ngjashmëria me sezonin e kaluar dhe atë 2016/17 – Real Madridi përgatit një tjetër vrapim të madh drejt titullit të La Ligas

Tre muaj pa humbje, ngjashmëria me sezonin e kaluar dhe atë 2016/17 – Real Madridi përgatit një tjetër vrapim të madh drejt titullit të La Ligas

Zinedine Zidane po punon shumë për të sjellë një tjetër titull të La Ligas në Real Madrid. Qëllimi i francezit është të fitojë katër ndeshjet e mbetura dhe të ruajë titullin që ai udhëhoqi ekipin sezonin e kaluar.

Barazimi i Atletico Madridit dhe Barcelonës në Camp Nou të shtunën ka vendosur gjithçka në duart e Real Madridit, dhe ata e dinë që katër fitore do t’i shohin ata kampion për të dytin vit radhazi, me gjithë problemet e panumërta që ata kanë pasur gjatë gjithë sezonit.


Zidane është ekspert kur bëhet fjalë për ‘vrapime’. Asgjë që erdhi para kësaj pike nuk ka rëndësi, të cilën Real Madridi e tregoi sezonin e kaluar me serinë e tyre të ashpër drejt titullit pas pushimit disa mujor shkaku i Covid-19.

Si duket gara e titullit në La Liga tani: Real Madridi varet vetëm nga vetja
Lexo po ashtu Si duket gara e titullit në La Liga tani: Real Madridi varet vetëm nga vetja

Tre muaj pa humbje

Real Madridi nuk ka humbur në La Liga që nga 30 janari. Që atëherë, ata kanë fituar 10 dhe barazuar katër ndeshje, duke marrë 32 pikë nga 42 të mundshmet.

Ata janë ekspertë në pjesën e fundit të sezonit nën urdhrat e Zidane, dhe ata e dinë se nuk duhet të vazhdojnë për më shumë kohë për të garantuar trofe.

Rikthimi që çoi në titullin e fundit

Sezoni i fundit 2019/20 i pa ata në një pozicion të ngjashëm, por me më pak rivalë në garën për titull.

Los Blancos arriti të fitonte 10 ndeshje radhazi pas bllokimit nga coronavirusi, duke barazuar një, e cila i pa ata të kalonin përpara Barcelonës dhe ta mbyllnin sezonin me një titull të papritur në kampionat.

Sezoni me dy trofe të fituar

Edhe pse ata nuk do të përsërisin një fitim të dy trofeve këtë sezon, ata mund të marrin shumë mësim nga sezoni 2016/17. Në atë sezon, Barcelona fitoi në ndeshjen e javës së 33-të në Santiago Bernabeu, duke vendosur presion mbi Real Madridin për ditët e fundit të ndeshjeve.

Pastaj, Reali fitoi secilën nga ndeshjet e tyre të mbetura për të mposhtur Barcelonën në garë dhe për të fituar titullin atë sezon.

Seria e parë fituese

Në sezonin e parë në krye të Zidanes, Real Madrid bëri presion të papritur te Barcelona kur titulli dukej se ishte vendosur. Në ndeshjet e javës së 26-të, ata ishin 12 pikë më pak, por ata vazhduan të fitonin dhe arritën ta rivalizonin Barcelonën deri në ditën e fundit të sezonit.

Duhet edhe një vrapim më shumë, me avantazhin kokë më kokë

Real Madridit i duhet të fitojë katër ndeshje radhazi për të kërkuar një tjetër titull, pasi nuk ka fituar tituj radhazi që nga sezonet 2006/07 dhe 2007/08.

Në rast se kurorëzohet me titull, ky do të ishte i 35-ti i Mbretërve në histori.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori