LAJMI I FUNDIT:

Tre gjyqtarë turq do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Danimarkë

Tre gjyqtarë turq do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Danimarkë
Ali Palabiyik

Kosova gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Danimarkën në stadiumin prishtinas Fadil Vokrri.

Dyja reprezentacionet do të takohen për herë të parë në ndonjë miqësore apo zyrtare dhe pritet një spektakël i vërtetë në kryeqytetin kosovar.


Trajneri i Danimarkës, Hareide tregon arsyen pse e zgjodhën Kosovën para Gjermanisë
Lexo po ashtu Trajneri i Danimarkës, Hareide tregon arsyen pse e zgjodhën Kosovën para Gjermanisë

Tashmë janë përcaktuar edhe gjyqtarët e ndeshjeve, të cilët vijnë nga shteti turk dhe një nga Kosova.

Besfort Kasumi

Ali Palabiyik do të jetë gjyqtari kryesor i takimit gjersa ndihmës është Serkan Olguncan dhe Cevdet Komurcuoglu.

Gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi, i cili ka thirrje ndërkombëtare të UEFA-s dhe ka qenë ndarë drejtësinë në disa ndeshje ndërkombëtare.

Eriksen ka gjasa të mos luajë kundër Kosovës
Lexo po ashtu Eriksen ka gjasa të mos luajë kundër Kosovës

Ndryshe, ndeshja mes “Dardanëve” dhe skandinavëve pritet të startojë në ora 19:00 në Prishtinë. /Telegrafi/