Tre faktorë janë shkaktarë për menstruacione të çrregullta, por që mund t’i eliminoni
A e keni ditur që shprehitë e përditshme dukshëm ndikojnë në organizmin tonë dhe mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha të cilat kanë të bëjnë me menstruacionet?
Këta janë vetëm disa nga faktorët të cilët mund të çrregullojnë ciklin menstrual, transmeton Telegrafi.
Stresi
Në vonesën e menstruacioneve mund të ndikojnë ngjarjet traumatizuese si p.sh. vdekja apo sëmundja e personit të dashur, ndarja nga partneri, shpërngulja apo humbja e punës. Të gjitha këto janë situata të cilat vrullshëm dhe dukshëm ngrenë nivelin e stresit. Kur psikikisht të arrini të merrni veten, edhe cikli do t’ju kthehet në normale.
Stresi ndikon në pjesën e trurit e cila quhet hipotalamus dhe e cila rregullon hormonet në trup, midis tjerash edhe ciklin menstrual, i cili atëherë mund të bëhet i parregullt, ndërkaq rrjedhja e gjakut të jetë më e madhe apo shumë e dobëtë.
Udhëtimet
Udhëtime e gjata, posaçërisht ato në destinacione të gjata dukshëm ndikojnë në organizmin tonë. Pagjumësia, nervozizmi dhe lodhja janë vetëm disa nga simptomat e të ashtuquajturit Jet Lag – çrregullim afatshkurtër i shkaktuar nga udhëtimi nëpër zona të ndryshme kohore.
Ndryshimet e këtilla mund të ndikojnë edhe në ciklin menstrual i cili mund të jetë i shkurtër apo i gjatë. Mirëpo nuk duhet të brengoseni, çdo gjë do të duhej të normalizohej pas dy deri tri ditë të ciklit.
Gjumë i pamjaftueshëm
Për të funksionuar normalisht trupit tonë i nevojitet pushim adekuat madje edhe gjumi. Nga ana tjetër, gjumi shumë i pakët mund të shkaktojë ndryshime të shumta negative në organizëm siç janë rënia e imunitetit, nervozizmi, lodhja dhe molisja, apo të çojë edhe në çrregullim të ciklit menstrual.
Është konstatuar se trupit të njeriut i nevojiten 7 deri në 9 orë gjumë, prandaj është e nevojshme të ndryshohet rutina ditore dhe t’i jepet trupit kohë të mjaftueshme për të pushuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Moda në pranverë vjen me motive etnike
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin