LAJMI I FUNDIT:

I trashëgoi një milion dollarë, komandanti i forcave ukrainase i dhuroi për ushtrinë e vendit të tij

I trashëgoi një milion dollarë, komandanti i forcave ukrainase i dhuroi për ushtrinë e vendit të tij

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhnyi, trashëgoi një milion dollarë nga një ukrainas-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ai njoftoi se shumën e majme të parave të trashëguara do t’i dhurojë për ushtrinë ukrainase, shkruan The New York Times.

Zaluzhnyi mori trashëgiminë e tij nga një amerikan me origjinë ukrainase, Hryhoriy Stepanets. Kjo u bë e ditur nga familja Stepanets, transmeton Telegrafi.

Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, Zelensky: Nuk bëhet fjalë për 5 apo 10 – kemi nevojë për më shumë
Lexo po ashtu Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, Zelensky: Nuk bëhet fjalë për 5 apo 10 – kemi nevojë për më shumë

Në janar, gjenerali dhuroi të gjithë shumën për Forcat e Armatosura të Ukrainës, dhe ushtria ukrainase konfirmoi dhënien e parave.

“Tërë jetën ia dhashë apo më mirë ia kushtova Forcave të Armatosura, dhe nuk pata asnjë dyshim se çfarë të bëja me trashëgiminë. Amaneti i fundit i zotit Hryhori mesa duket ishte të mbështeste ushtrinë ukrainase përmes meje. I jam mirënjohës të gjithëve që ndihmojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Gjithashtu jam mirënjohës ndaj familjes time për mirëkuptimin”, tha Zaluzhnyi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori