Transportuesit privat, Arsovska: Nuk bisedojmë me persona që fyejnë dhe shantazhojnë
Qeveria distancohet nga problemet mes Qytetit të Shkupit dhe transportuesve privatë. Nga ekzekutivi thonë se kompetencat për transportin publik bien të gjitha mbi Qytetin e Shkupit. Me këtë qëndrim ekzekutivi lë të kuptohet se kjo nuk do të jetë një nga situata e ngjashme me ato në të kaluarën, kur nga ” Ilindenska” ndanin qindra mijëra euro për shlyerjen e borxheve të komunave.
“Është pushteti vendor ai që duhet të punojë për qytetarët. Sipas Ligjit për Qytetin e Shkupit, rregullimi dhe organizimi i transportit publik urban dhe periferik të udhëtarëve është në kompetencë të plotë dhe të vetme të Qytetit të Shkupit. Nga aty, të gjitha kërkesat nga transportuesit duhet t’i drejtohen para së gjithash autoriteteve të qytetit në Shkup, të cilët nga ana e tyre duhet të ofrojnë menjëherë dhe me përgjegjësi masa për tejkalimin e situatës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Por në horizont nuk shihet ndonjë marrëveshje e mundshme mes Qytetit të Shkupit dhe transportuesve privatë. Danella Arsovska, në intervistë për televizionin “Telma” tha se nuk negociohet me njerëz që shantazhojnë dhe fyejnë dhe që e bëjnë këtë, siç tha, sepse e vërteta nuk është në anën e tyre.
“Sinqerisht po ju pyes, nëse dikush u detyrohet një milion euro, nëse dikush do ju detyrohej aq para, ju nuk do bënit vërejtje para padisë. Bllokadë nesër mund të bëni edhe ju dhe kush do të jetë fajtorë për atë bllokadë që do të shkaktojë kaos. Çdokush mund të dal dhe të bëjë bllokadë. Ka prapavijë tjetër e gjitha kjo që po bëhet dhe ajo është se ndonjërës prej partive politike nuk u leverdis që të ndryshohet sistemi që ata e kanë ushqyer vitet e fundit” , u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
Një ditë më parë transportuesit privat të “ Sloboda Prevoz” dhe “ Makekspress” thanë se kanë angazhuar tashmë avokatët e tyre dhe paratë do t’i kërkojnë përmes rrugës ligjore. Të premten i rikthehen protestave dhe bllokimit të rrugëve dhe detajet se kur nis protesta, sa autobus do të bllokojnë rrugët, cilat pjesë të kryeqytetit do të bllokohen dhe sa do të zgjasë protesta do t’i shpalosin nesër përmes një konference për mediat. Nga gjithë kjo ngatërresë e krijuar, pësojnë qytetarët që ditët e fundit kanë hasur në vështirësi për të realizuar në kohë obligimet e tyre ditore. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën