LAJMI I FUNDIT:

Transparency International – Maqedoni konstaton konflikt interesi në punën e Agjencisë së Filmit

Transparency International – Maqedoni konstaton konflikt interesi në punën e Agjencisë së Filmit

Transparency International (TI) – Maqedoni ka konstatuar konflikt interesi në punën e Agjencisë së Filmit gjatë shpërndarjes së fondeve në konkursin për filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë për vitin 2022. Siç thekon Sllagjana Taseva nga Transparency, shuma e ndarë është mbi 4 milionë e 200 mijë euro, por nga analizat e bëra është vërejtur se ka pasur veprime kundërligjore, ku të punësuar në Agjenci, kanë aplikuar për të marrë fonde.

“Ligji i Filmit ndalon shprehimisht që projektet të dorëzohen nga personat që marrin pjesë në organet përzgjedhëse ose që punojnë në Agjenci. Ne përcaktuam një situatë në të cilën projektet janë paraqitur nga dy persona që marrin pjesë në organet vendimmarrëse, pra janë recensues. Projektet janë tërhequr vetëm pasi Transparency International ka filluar procedurën e monitorimit dhe analizës”, deklaroi Sllagjana Taseva, Transpartency International – Maqedoni.


Sipas Tasevës, shtrohet pyetja se si do të ishin kryer procedurat për dhënien e fondeve nëse nuk do të shfaqej interes për të kontrolluar procedurat e thirrjes së Agjencisë së Filmit.

“Situata e dytë e ku ka rrezik për konflikt të interesit apo rrezikut të vendimmarrjes së njëanshme është kur kemi dy persona që më parë janë shkarkuar nga postet e tyre, pas intervenimit të një personi i cili tani paraqitet si pjesëmarrës në konkurs me projektin e tij dhe personat e njëjtë caktohen për të kryer recension, respektivisht për të vlerësuar arsyetimin financiar të projektit… Drejtori ka pasur obligim ligjor në suaza të Autorizimit zyrtar të kujdeset për këtë dhe të mos lejojë gjendje të këtillë sepse kjo gjendje e prish legjitimitetin e zgjedhjes”, tha Sllagjana Taseva, Transpartency International – Maqedoni.

Taseva thonë se nga e gjithë analiza e bërë, në Agjencinë e Filmit konflikti i interesave është evident dhe krijohet një imazh dhe se disa punëtorë të filmit vendosen në pozita të privilegjuar. Andaj i rekomandojnë Qeverisë përmes Ministrisë së Kulturës që të kërkojë nga Agjencia e Filmit, të sigurohet paanshmëria dhe objektivitet dhe të përsëritet konkursi. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori