LAJMI I FUNDIT:

Transformimi i gruas që humbi gjysmën e peshës trupore

Transformimi i gruas që humbi gjysmën e peshës trupore

Një nënë beqare ka zbuluar sekretin e transformimit të saj, pasi arriti të humb 70 kilogramë që i bie të jetë gjysma e peshës trupore që e kishte pasur dikur, duke pranuar se tani mezi po pret që të takohet me dikë që do ta bën të ndihet e përmbushur.

Katrina Wright, 40-vjeçe nga pjesa lindore e Londtës, ka thënë se është duke u kënaqur me “jetën e re” sa që dëshiron që atë ta ndajë me dikë, transmeton Telegrafi.


Wright që dikur peshonte 140 kilogramë, ka arritur të transformohet në një person plotësisht tjetër në momentin që humbi gjysmën e peshës trupore dhe tani thotë se ka fituar vetëbesim.

Dy vite më parë Katrina, ish-këshilltare e çifteve, kishte peshuar 140 kilogramë edhe pse në të gjitha mënyrat ishte munduar të humb kilogramët e tepërt.

“Nëna ime mundohej të më bindte t’i nënshtrohesha pothuajse të gjitha llojeve të dietave, por pa ndonjë sukses. Madje fillova me vrapim”, ka shtuar ajo.

Por, një incident i tmerrshëm që i ndodhi me djalin dyvjeçar, e detyroi atë të ballafaqohet me faktin se është momenti i duhur të veprojë.

“Djali im i vogël Brandan, tani pesëvjeçar, ishte vetëm tre vjeç kur vrapoi në drejtim të rrugës dhe pasi nuk mund të vrapoja për ta shpëtuar, e kuptova se duhet të dobësohem. Megjithatë për fat të mirë nuk kishte vetura dhe ai shpëtoi pa ndonjë lëndim”, ka shtuar ajo.

Prej atij momenti filloi të ndryshon llojin e ushqimit që konsumonte dhe t’i nënshtrohet disa dietave që ajo kishte menduar se e ka provuar. Rezultatet filluan të shfaqen pas pak muajve, kurse me insistimin e saj ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori