Trajtimi i çrregullimeve logopedike, Dion Gjoka flet për sfidat dhe sukseset në terapinë e komunikimit
Logopedia është një fushë e cila fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën joverbale.
Dion Gjoka, logoped në Qendrën Terapeutike “Oaza”në Gjakovë, në një intervistë për Telegrafin, tregoi fillimisht se me çfarë merret saktësisht shkenca e Logopedisë.
“Logopedia është shkencë shëndetësore terapeutike që fokusohet në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha çrregullimeve që përfshijnë komunikimin, gjuhën, të folurit, zërin, leximin, shkrimin dhe gëlltitjen. Ka shumë diagnoza që shoqërohen me problemet logopedike, ndër to, më të shpeshtat janë Sindroma Doën dhe Autizmi, e Autizmi është ndër diagnozat në të cilat ekspertiza ime profesionale është fokusuar më së shumti.”, tha fillimisht Gjoka, shkruan Telegrafi.
Sa i përket asaj se cila është diagnoza më e shpeshtë e cila trajtohet nga një logoped, Gjoka potencoi që vazhda e ç’rregullimeve logopedike është shumë e gjerë.
“Vazhda e çrregullimeve logopedike është shumë e gjerë dhe asnjë prej çrregullimeve nuk është i njejtë me tjetrin. Po ashtu, nëse ndalemi në një çrregullim specifik dhe analizojmë dhjetra persona që ndajnë diagnozën e njejtë do të vërejmë që trajtimi i secilit person do të bëhet në formë të ndryshme nga tjetri. Një gjë e tillë na tregon që arritja e progresit nuk varet gjithmonë nga diagnoza, aq sa varet nga rëndesa apo shkalla e elementëve kryesor të asaj diagnoze që e kanë prekur personin e caktuar. E më të vështirat për të arritur rezultatet e dëshiruara, janë ato çrregullime, gjatë të cilave janë të dëmtuara pjesët e trurit, zona Ëernicke dhe Broca, të cilat janë përgjegjëse për të kuptuarit dhe respektivisht të shprehurit e një personi.”, potencoi Gjoka.
Logopedi Gjoka, u shpreh që pjesë që ka rëndësi më së shumti në trajtimin logopedik të një problemi është identifikimi i tij i hershëm.
“Pjesa më e rëndësishme tek çrregullimet logopedike është identifikimi i hershëm i problemit. Që një prind të ndihet rehat me veten dhe që fëmija të zhvillohet më shpejt e më lehtë, intervenimi duhet të bëhet menjëherë pasi që prindi dallon simptomat e para, të dergoj fëmijën në vizitë tek logopedi.”, tha ai.
Njohuria e prindit për zhvillimin e gjuhës komunikuese, është një ndër faktorët kyç për të cilën një prind duhet të ketë njohuri, pasi që nga aty mund të kuptohet nëse fëmija i tyre ka nevojë për trajtim nga logopedi.
“Që një prind të kuptojë se fëmija i tyre ka probleme logopedike, prindi duhet të jetë i vetdijshëm për etapat e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit. Një bebe, në moshën 2-3 muaj fillon buzeqeshjen sociale (zakonisht kur ndjen zërin apo aromën e prindit), gugatë dhe kthen kokën kah burimi i zërit.
Nga mosha 6-12 muaj, fëmija zhvillon aftësite imituese, aftësi të cilat cilësohen si parakusht i zhvillimit të komunikimit. Gjithashtu, në këtë moshë fëmija tregon me gisht për gjërat që i don. Sa i përket aspektit ekspresiv (të folurit), në këtë moshë ata fillojnë ti përafrohen fjalëve.
12 muaj – vijnë fjalët e para, që zakonisht janë “mama”, “baba”, “ama”, “papa”. Fillon të kuptojë instruksionet e thjeshta një hapshe. Fillon të i njeh objektet që e rrethojne cdo ditë, psh kur dikush flet për gotën, fëmija kthen koken drejt gotës ose e kapë atë.
18 muaj – kupton instruskionet një hapshe. Kupton më shumë se 50 fjalë. Gjerësa flet deri në 20 fjalë.
2 vjeç – kupton instruksionet 2 hapshe (p.sh. kur prindi i thotë hape derën dhe ma jep gotën), kupton më shumë se 200 fjalë. Flet rreth 100 fjalë në mënyrë funksionale.
3 vjeç – kupton instruksionet 3 hapshe. Fillon të përdor përemrat, fillon të kuptojë orientimin kohor dhe hapësinor. Kupton më shumë se 500 fjalë. Flet në nivelin e frazave me 3 fjalë, dhe flet 200-300 fjalë.
4 vjeç – fillon të kuptoj pyetjet pse/kur/si që për femijët cilësohen si forma të pyetjes abstrakte. Flet me fjali më të gjata se 5 fjale. Krijon storie me më shumë se 3 fjali.
Pra, nëse një fëmijë e ka moshën e caktuar, por zhvillimi i tij gjuhësor nuk përputhet me moshën e tij, ky gjithmonë duhet të cilësohet si problem dhe asnjëherë të mos neglizhohet, fëmija duhet të dërgohet menjëherë për vlerësim tek logopedi.” , shpjegoi kështu logopedi Gjoka.
Gjoka foli edhe për inkuadrimin në shoqëri të një fëmije i cili ka ç’rregullime në të folur.
“Problemi në të folur nuk mund të ndikoj nëse një fëmijë me një ç’rregullim të caktuar inkuadrohet në shoqëri. Një shoqëri e shëndoshë i jep motiv një fëmije që problemin ta shndërroj në forcë, forcë e cila do ti ndihmoj në tejkalim sa më të shpejt të problemit. Kjo edukatë duhet të instalohet tek çdo femijë nga prindërit e tyre, në mënyrë që bullizmi të reduktohet maksimalisht dhe shumica e fëmijëve të gëzojnë shëndet mendor të mirë.”, u shpreh logopedi.
Ndërsa ndër të tjera Gjoka tha se në fushën e logopedisë nuk mund të bëhet një parashikim se sa mund të zgjasë trajtimi i një ç’rregullimi të fushës logopedike.
“Në fushën e logopedisë, asnjëherë nuk mund të bëjmë parashikime. Po, mund të bëjmë planifikime që një objektivë e caktuar duhet të arrihet për një kohë të caktuar. Por, kohëzgjatja e trajtimit varet nga natyra e çrregullimit, intensiteti i trajtimit, e ndër më të rëndësishmet bashkëpunimi i familjes së fëmijës me logopedin, ku në qendrën pjesa më e rëndësishme e trajtimit të fëmijës është prindi, e pikërisht kjo është arsyeja pse ata janë prezent gjatë seancave në qendër.”, përfundoi kështu logopedi Dion Gjoka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë
Një i vdekur nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë
Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Aksioni i Policisë në 36 lokacione në Prishtinë - sekuestrohen armë, municion e disa prova tjera materiale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp