LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i përfaqësueses, Greenberg: Nuk duhet t’i përsërisim gabimet me Estoninë

Trajneri i përfaqësueses, Greenberg: Nuk duhet t’i përsërisim gabimet me Estoninë

Përfaqësuesja e Kosovës të shtunën (sot) me fillim nga ora 20:30 është mysafire e Maqedonisë, në ndeshjen që i takon Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kjo ndeshje do të luhet në palestrën “Boris Trajkovski” të Shkupit, por pa shikues, sepse kështu kanë vendosur autoritetet maqedonase.


Trajneri amerikan i përfaqësueses sonë, Brad Greenberg ka pohuar se nuk duhet t’i përurimin gabimet me Estoninë.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Po ashtu ne e dimë se është një ndeshje ‘mbijetese’ për Maqedoninë, andaj unë pres nga ata që dalin në fushë dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Në anën tjetër ne duhet t’i mbijetojmë vullnetit të tyre dhe të luajmë fortë dhe me intensitet të lartë, ashtu siç bëmë në ndeshjen e parë kundër tyre në Prishtinë”.

“Ne nuk ishim mjaft agresiv në Tallinn kundër Estonisë, dhe kjo nuk duhet të na ndodh në ndeshjen e së shtunës. Duelet e njëpasnjëshme janë shumë më të vështira pasi kërkojnë fokus maksimal. Unë e di se lojtarët e mi e kanë kuptuar sfidën që e kanë para tyre, andaj edhe besoj se do të japin më të mirën e tyre në fushë”.

Kujtojmë se në takimin e parë të luajtur para nëntë ditëve në Prishtinë, Kosova e ka mposhtur Maqedoninë me shifrat 72:68, por Përfaqësuesja jonë në këtë mesjavë pësoi disfatë me shifrat 76:50 në Tallinn nga Estonia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori