LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Partizanit: Duam spektakël me Skënderbeun, t’ua kthejmë mikpritjen

Trajneri i Partizanit: Duam spektakël me Skënderbeun, t’ua kthejmë mikpritjen

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Dukiç, e vlerësoi si kundërshtar shumë të fortë Skënderbeun në prag të përballjes së kthimit në stadiumin e Beogradit.

Ai shtoi se pret spektakël në fushë dhe tribuna, por jo reagime të tjera që nuk kanë lidhje me futbollin.


“Jemi të vetëdijshëm që luajmë ndaj Skënderbeut një nga dy ndeshjet më të rëndësishme në grup. Na pret një takim i vështirë, sepse Skënderbeu është i fortë dhe mjaft agresiv, gjithsesi ne duam vetëm fitoren”.

“Nuk presim probleme në stadium. Na duhet spektakël futbollistik në një ndeshje të madhe. Duhet të flasim vetëm për futboll dhe jo për gjëra të tjera. Duhet të jemi miq dhe të afrohemi me njëri-tjetrin. Besoj dhe shpresoj të jetë një ndeshje korrekte dhe e bukur”.

Shpalosja e flamurit gjigant nga ana e ‘Ujqërve të dëborës’

“I bëj apel publikut që të mendojë vetëm për futbollin. Nga ajo që ndodhi para tre vitesh e pësuan futbollistët dhe kombëtarja, që nuk pati mundësi për t’u kualifikuar. Do të mundohemi t’ua kthejmë mikpritjen shqiptarëve”.

Përsa i përket gjendjes fizike të futbollistëve të tij, Dukic theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim përballë Skënderbeut.

“Nuk do të jetë faktor lodhja fizike. Nuk kemi justifikime, do të luajmë në sulm. Stojkovic besoj se do të jetë gati. Kemi patur një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, të shohim si do të jetë situata”, ka thënë trajneri serb.

Në konferencë përkrah trajnerit u shfaq edhe Zoran Tosic, një nga elementët më të rëndësishëm të Partizanit të Beogradit, i cili premton fitoren për të shpresuar te kalimi i grupit.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, e bukur dhe shumë e rëndësishme. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar për të marrë maksimumin e mundshëm. Në takime të tilla, një apo dy raste mund të vendosim ndeshjen, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që do të na jepen”, ka thënë Tosic.

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori