LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Milanit, Pioli: Mandzukic gati për të luajtur, mund të jetë së bashku me Ibrahimovicin në të ardhmen

Trajneri i Milanit, Pioli: Mandzukic gati për të luajtur, mund të jetë së bashku me Ibrahimovicin në të ardhmen

Milani këtë fundjave do të ketë punën Atalantën, ku i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampionë dimri, pasi zyrtarisht mbyllet faza e parë e ndeshjeve në Serie A.

Trajneri Stefano Pioli mund të llogaritë për këtë ndeshje edhe në nënshkrimin e ri, Mario Mandzukicin për të cilin ka fjalë të mira.

“Ai u përshtat menjëherë, ka punuar edhe më parë në Itali dhe ka mentalitet evropian. Fizikisht e shoh shumë mirë, nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por është shfaqur i etur në seancat stërvitore. Mario mund të luajë menjëherë”, ka thënë Mandzukic.

Trajneri Pioli nuk e përjashton mundësinë që që kroati të luajë së bashku me Zlatan Ibrahimovicin në sulm, por duhet ende kohë që Mandzukic të gjejë formën më të mirë.

“Është një mundësi, por Mario duhet të ketë më shumë ritëm dhe gjendje. Ai erdhi me idenë për të luajtur së bashku me Zlatanin. Ne duam të kemi alternativa të vlefshme dhe të përpiqemi të mos u japim pikë referimi kundërshtarëve”.

“Kam folur me Marion, më tha se ai do të luajë atje ku skuadra ka nevojë dhe do të përpiqet të fitojë. Vetëm dy herë i kemi pasur Zlatan, Rebic dhe Leao së bashku. Jam i lumtur me ardhjen e Marios”, nënvizoi trajneri.

Në fund, Pioli i përgjigjet Gianpiero Gasperinit, i cili kishte thënë se Milani fiton shumë penallti.

“Ne luajmë futboll sulmues, shpesh jemi brenda zonës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë kaq shumë penallti dhe kemi goditur kaq shumë shtyllën. Kam respekt të madh për klasën tonë të gjyqtarëve, ata po bëjnë më të mirën”, shtoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori