LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Izraelit me deklaratë interesante: Nëse do ta shikoja ndeshjen nga shtëpia, do të duartrokitja golin e Uzunit

Trajneri i Izraelit me deklaratë interesante: Nëse do ta shikoja ndeshjen nga shtëpia, do të duartrokitja golin e Uzunit

Shqipëria ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të muajit shtator nga Izraeli me rezultat 2-1.

Me këtë humbje kuqezinjtë kanë humbur edhe matematikisht gjasat për të zënë vendin e parë në grup, pasi izraelitët tanimë e kanë blinduart pozitën e parë.


Por më e mira nga ndeshja e mbrëmshme ishte goli i sulmuesit Myrto Uzuni, i cili realizoi një kryevepër.

Pas ndeshjes trajneri i Izraelit, Alon Hazan ka folur duke thënë se është i lumtur për fitoren.

“Jam i lumtur për fitoren, më shumë edhe për faktin pasi zakonisht jemi ne ata që humbasim në minutat e fundit. Por, fakti që patëm sukses do të thotë që po punojmë në mënyrën e duhur. Jam i lumtur për skuadrën dhe jo për veten, pësuam një gol dramatik në fund, por u rikthyem shpejt në lojë”.

“Dua të përmend se skuadra shqiptare ishte dominuese dhe bëri shumë presion në disa momente të lojës, por e menaxhuam mirë dhe zhvilluam lojën tonë. Jam njeriu më i lumtur në botë sepse ishim më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe djemtë dhuruan spektakël”.

Hazan tha se nëse do të ishte nga shtëpia duke e shikuar ndeshjen do të duartrokiste golin e Uzunit.

“Pësuam një gol vërtet të madh, shumë i bukur. Pas atij momenti, Shqipëria ishte entuziaste dhe kërkuan fitoren, por në fund ia dolëm ne. Ata shënuan një gol që nëse unë do të isha duke e parë ndeshjen nga shtëpia, atëherë me siguri do ta kisha duartrokitur”, deklaroi Hazan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori