LAJMI I FUNDIT:

Trajneri Ismet Munishi përzgjedh formacionin e politikanëve

Trajneri Ismet Munishi përzgjedh formacionin e politikanëve

Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës, Ismet Munishi, ka paraqitur formacionin politik të vitit 2018 në edicionin festiv të emisionit “Dueli Sportiv”.

Munishi, i cili vjen me analizat dhe komentet e tij çdo të hënë në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, nuk ka munguar edhe në edicionin festiv të këtij emisioni në RTV Dukagjini.


Trajneri i Vëllaznimit i cili është i drejtpërdrejt me komentet e tij ndaj zhvillimeve sportive në Kosovë dhe më gjerë, kësaj radhe ka përzgjedhur 11-shen e politikanëve të Kosovë dhe i ka vendosur në një formacion të përbashkët.

Ai ka thënë se nëse në këtë formacion unifikon klasën politike, Kosova do të ketë të garantuar kualifikimin në garat evropiane.

Lajmet për Ismet Munishi
Lexo po ashtu Lajmet për Ismet Munishi

“Është shumë e vështirë të bëhen bashkë këta politikanë, por në politikë asgjë nuk është e pamundur. Kemi thënë më herët se LDK-PDK e kanë të pamundur të bëjnë koalicion dhe na ka dalë e kundërta”, deklaroi Ismat Munishi.

Formacioni i politikanëve, nga Ismet Munishi

Trajneri i cili ka drejtuar shumë klube në Kosovë, ka vendosur që formacioni i tij të ketë vendosjen klasike 4-4-2. Ndërsa ai formacion përbëhet nga përfaqësuesit e gjashtë subjekteve politike.

Munishi portën i ka besuar nënkryetarit të PSD-së, Visar Ymerit, ndërsa në mbrojtje do të jenë: Në të majtë, Mimoza Kusari-Lila (Alternativa), qendërmbrojtës Daut Haradinaj (AAK), Ramiz Lladrovci (PDK) dhe si mbrojtës të majtë trajneri ka zgjedhur të parin e Mitrovicës, Agim Bahtirin (AKR).

Ashtu si mbrojtja, edhe mesfusha e trajnerit Munishi përbëhet nga një heterogjenitet politik.

Pal Lekaj (AAK)në të majtë të mesfishës, Albin Kurti (VV)dhe Anton Quni (LDK) në qendër të mesfushës, ndërsa për mesfushor të majt munishi ka përgjedhur Xhavit Halitin (PDK).

Dy vendet në sulm, trajneri i Vllaznimit u ka rezervuar krerëve institucionalë, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt./Telegrafi/