LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Çekisë, Silhavy: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm – duhet të kemi kujdes nga Rashica

Trajneri i Çekisë, Silhavy: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm – duhet të kemi kujdes nga Rashica
Jaroslav Silhavy (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Jaroslav Silhavy ka mbajtur konferencën e fundit para ndeshjes që Republika e Çekisë do ta zhvillojë ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Trajneri çek ka thënë se ka të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion dhe nuk kanë ndonjë lëndim.


“Gjendja e lojtarëve aktualisht është e mirë dhe nuk kemi ndonjë lëndim”, ka thënë Silhavy.

A ka presion tek lojtaret pasi është ndeshja e vitit?

“Ata e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe nuk kemi nevojë t’i motivojmë më shumë. Nuk kanë presion dhe duan ta fitojnë ndeshjen”.

Çfarë ndryshimi do të bëni nga ndeshja në Prishtinë?

“Ne filluam mirë ndeshjen në Prishtinë, por që kemi bërë gabime që na kanë kushtuar me humbje. Shpresojmë qe mos ti përsëritim gabimet e muajit shtator dhe ta fitojmë takimin”.

“Ne i respektojmë lojtaret e Kosovës për këto ndeshje qe kanë bërë. Kanë lojtar shumë të shpejtë shembull Milot Rashica është i shkëlqyer”.

Kapiteni i Çekisë, Darida: Shpresojmë mos t'i përsërisim gabimet e njëjta ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Kapiteni i Çekisë, Darida: Shpresojmë mos t'i përsërisim gabimet e njëjta ndaj Kosovës

Ju keni besim te jashtëzakonshëm ne lojtaret e juaj por ne synojmë fitoren. Kam ndjenjë pozitive për nesër.  Kemi bërë punë të madhe dhe kjo u vërtetua ndaj Anglisë. Por nëse nuk fitojmë nesër e gjithë kjo pune shkon poshtë”, ka shtuar më tej ai.

Çekia dhe Kosova do të përballen nesër (14 nëntor) në Plzen në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Euro 2020. /Telegrafi/