LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Bashkimit: Shumë energji për fitore

Trajneri i Bashkimit: Shumë energji për fitore

Bashkimi ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Ligës Ballkanike duke e mposhtur Beroen me rezultat 83-66.

Vazhdon seria e fitoreve e Bashkimit, triumf i rëndësishëm në Ligën Ballkanike
Lexo po ashtu Vazhdon seria e fitoreve e Bashkimit, triumf i rëndësishëm në Ligën Ballkanike

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, në prononcimin e tij pas fitores ndaj Beroes në kuadër të BIBL ka treguar se si ekipi arriti te fitorja ndaj Beroes.


“Ne luajtëm një lojë shumë të mirë, kryesisht në mbrojtje. Ne e mbajtëm Beroen në pikë të ulëta duke harxhuar shumë energji gjatë 40 minutave dhe kishim përkrahjen e tifozëve. Kjo është e tëra se si e menaxhuam dhe e arritëm fitoren e katërt me radhë dhe të rëndësishme për fazën e dytë”, ka thënë Radovic për faqen zyrtare të BIBL pas ndeshjes.

Bashkimi e mposhti Baroen me rezultat 83-66 dhe u vendos në pozitën e dytë në Grupin A në Ballkan Ligë.