LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Marrëveshja e Washingtonit e sjell Vuçiqin në konflikt me Kinën dhe Rusinë

Trajkoviq: Marrëveshja e Washingtonit e sjell Vuçiqin në konflikt me Kinën dhe Rusinë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, politikanja serbe, Rada Trajkoviq, vlerësoi se marrëveshja e nënshkruar në Washington paraqet një tërmet të madh politik për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, kjo marrëveshje e sjell në konflikt me Kinën dhe Rusinë.

“Vendimet që nënshkroi se do t’i zbatojë  e sjellin atë [Vuçiqin] në konflikt para së gjithash me Kinën, por edhe me Rusinë në njëfarë mënyre, por shumë më tepër me Kinën. Ai pranoi detyrimet e shtetit amerikan pikërisht në mënyrë që të zgjaste jetën e tij politike. Që do të thotë që një karrige është hequr tashmë. Marrëveshjet në lidhje me gazin, për Rusinë, janë gjithashtu një përparësi, dhe Vuçiq gjithashtu pranoi një karrige tjetër atje, për të zhvlerësuar ngadalë një partner tjetër strategjik. Është një tërmet i madh politik për Vuçiqin”, tha Trajkoviq, për televizionin serb N1, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, marrëveshja e Washingtonit e vuri Vuçiqin në thelb të ndërpresë marrëdhëniet me “vëllain e tij kinez Xi Jinping”.

Ajo tha se edhe shqiptarët në Kosovë janë mjaft të hutuar nga kjo marrëveshje.

“Ata gjithashtu kanë hyrë në probleme të mëdha, e shohim se Turqia tashmë po reagon ndaj kësaj marrëveshjeje. Vuçiq gjithçka që bën, nuk e bën për Serbinë. Ai punon për veten e tij dhe për një grup njerëzish shumë problematikë. Ai po përpiqet të vazhdojë disi, të ruajë monopolin në pushtet, por unë thellësisht besoj se administrata amerikane nuk do t’i lejojë një autokrati të vazhdojë të sundojë në mënyrën se si ai sundon”, theksoi Trajkoviq.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori