LAJMI I FUNDIT:

Trajanovski: Me sukses i tejkaluam reshjet e para të borës

Trajanovski: Me sukses i tejkaluam reshjet e para të borës

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, sot vizitoi pikën e NP “Rrugë” në Kisella Vodë, ku është vendosur një ekip i shërbimit dimëror nga Bashkia e Shkupit. Ekipet e shërbimeve dimërore të Bashkisë së Shkupit janë në terren dhe prej fillimit të rreshjeve të borës, kanë hudhur 165 ton krip në bulevardet dhe rrugët e qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupit është e përgatititur për mirëmbajtjen e rrugëve dhe bulevardeve në rajonin e Shkupit. Ekipet janë në terren prej fillimit të rreshjeve të borës dhe me 24 makina punojnë për pastrimin e bulevardeve dhe rrugëve të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit”, deklaroi Trajanovski.


Ai gjithashtu ju bëri thirrje vozitësve që të kenë kujdes dhe tu përshtaten kushteve të korosive./Telegrafi/