Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov thotë se parimi i tij është parimor dhe se nuk mbështet transferimin e deputetëve dhe se nuk merr pjesë në tregtitë për shumicë të re parlamentare ose zgjerim të shumicës aktuale.
Deklarata e tij vjen si reagim ndaj deklaratës së kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cili tha se në koalicionin e LSDM-së ka të pakënaqur dhe se këtë ia kanë thënë atij.
“Më vjen keq që dy partitë politike më të mëdha nuk mund të ndërtojnë qëndrim të përbashkët rreth interesave kruciale shtetërore duke përfshirë këtu edhe proceset eurointegruese. Në kushte kur kemi sinjale serioze se së shpejti do të nisin bisedimet për anëtarësim të vendin në BE, më së pakti na nevojitet krizë politike dhe jostabilitet”, tha Trajanov.
Ndryshe dje kryeministri Zaev kisht takim me partnerët e koalicionit dhe i njoftoi për marrëveshjen me Alternativën. Sipas informacioneve të takimit, ka pasur debat për vendosjen e ministrive të reja pa resor që do të kënaqin partnerët tjerë qeveritar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251