LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Duhet të formohet një qeveri ekspertësh

Trajanov: Duhet të formohet një qeveri ekspertësh

Kryetari i Lidhjes Demokratike (LD), Pavle Trajanov, sot është takuar me ambasadorin holandez në Shkup, ëouter Plomp, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, Trajanov ka deklaruar se interesi i të gjithë qytetarëve është zgjidhja e krizës politike në vend, normalizimi i jetës dhe çbllokimi i proceseve eurointegruese.


Ai ka theksuar se duhet të formohet një qeveri ekspertësh, që do të zbatojë reforma në sistemin gjyqësor dhe siguri, si edhe do të depolitizojë institucionet.

Për Trajanovin, reformat në media dhe pastrimi i listës zgjedhore janë mjaft parësore dhe kushte themelore për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme./Telegrafi/