LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Mal të Zi, Osmani: Jemi me qytetarët malazez në këto momente pikëllimi

Tragjedia në Mal të Zi, Osmani: Jemi me qytetarët malazez në këto momente pikëllimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në tragjedinë që ndodhi të premten në Medovinë të Cetinjes në Mal të Zi, ku mbetën të vrarë 11 persona dhe gjashtë tjerë janë plagosur. 

Osmani përmes një statusi në Twitter ka shkruar se Kosova qëndron me njerëzit e Malit të Zi në këto momente pikëllimi.


“E pikëlluar nga lajmi për të shtënat masive sot në Cetinje të Malit të Zi. Ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta për presidentin Gjukanoviq, për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me njerëzit e Malit të Zi në këtë moment pikëllimi”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Telegrafi/