Duhej të ishte një ditë feste në futbollin në Honduras me skuadrën e Motagua që zyrtarizonte titullin, por u kthye në pak kohë në një tragjedi.

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën në stadiumin kombëtar para se të shkelmohej topi i parë në finalen mes ekipit që mori kurorën dhe Honduras Progresos.


hnsuras 2

Incidentet nisën kur një grup tifozësh kërkoi të hynte në një seksion të impiantit në mënyrë të dhunshme dhe ajo çfarë pasoi ishte shkelje masive e njerëzve me këmbë.

hodruas 3

Presidenti i skuadrës së Montagua, Pedro Atala akuzoi federatën për tragjedinë që sipas tij erdhi nga shitja e biletave false për të cilat duhej të kishte kontroll më të rreptë.

hoduroas

600 forca shtesë u dislokuan në stadium, por nuk ishin të mjaftueshme për të evituar masakrën në një sport që supozohet të bashkojë dhe jo të ndajë. Mes të plagosurve në ndeshjen e futbollit ka edhe fëmijë.

telegrafi sport app