Tragjedi në Leskoc të Klinës, vdes një person pasi u rrokullis me traktor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Leskoc të Klinës, ku si pasojë ka vdekur një person.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima është nisur nga Leskoci i Klinës në një fshat të Istogut për të prerë drurë.
Policia e Kosovës është njoftuar për rastin të mërkurën rreth orës 11:20.
“Sot rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për aksidentin në Leskoc të Klinës. Viktima ishte nisur nga Leskoci i Klinës në një fshat të Istogut për të prerë drurë, rrugës traktori është rrokullisur. Pas dërgimit në QKMF-në e Klinës mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































