25 fshatra me 10 mijë konsumatorë do të përfitojnë nga investimi i rreth 180 mijë eurove të KEDS-it.
Bëhet fjalë për një transformator të ri i prodhuar në vitin 2015, që zëvendësoi transformatorin e viteve të 70-ta.
Sipas Korab Zymerit, menaxher i KEDS-it për rele, trafostacioni në Mazgit TS35/10Kv më herët kishte 2 transformatorë me nga 8 MVA ndërsa tani do të ketë 3 të tillë.
“Para disa javëve është vendosur një transformator i ri i cili furnizon me energji elektrike vetëm fabrikën e ujit në Shkabaj, ndërsa tash është duke u bërë zëvendësimi i transformatorit tjetër”, tha Zymeri.
Ai shtoi se nga ky investim do të përfitojnë rreth 25 fshatra të komunës së Prishtinës, Obiliqit dhe Vushtrrisë.
“Me vendosjen e transformatorëve të rinj do të rritet siguria e furnizimit me energji elektrike dhe kualiteti i saj”, tha Zymeri.
Ndërsa Abdullah Duraku i cili ushtron veprimtarinë e serviserit të veturave shpreson shumë në investimin e KEDS-it.
“Rryma është e mirë, por shpresoj që pas vendosjes së trafos së re do të jetë edhe më e mire”, tha Duraku.
Duraku kishte një kërkesë për KEDS-in që t’i mundësohet qasja në shtyllë elektrike, sepse sipas tij ai rrymën e merr nga shtëpia e fqinjit të tij.
Në po këtë nënstacion, para disa javësh KEDS kishte vendosur një megatrafo e destinuar vetëm për Fabrikën e Ujit në Shkabaj.
Me këtë investim ishin ndarë të kënaqur edhe zyrtarët e Kompanisë së KUR Prishtina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë