LAJMI I FUNDIT:

TRADHTIA E LARTË

TRADHTIA E LARTË

Poezi nga: Jose Emilio Pacheco
Përktheu: Xhevdet Bajraj

Unë nuk e dua atdheun tim.
Shkëlqimi i tij abstrakt
është i pakapshëm.
Por (edhe pse kjo tingëllon keq)
do ta jepja jetën
për dhjetë vende të tij,
disa njerëz të caktuar,
portet, pyjet me pisha,
kalatë,
një qytet të zhbërë,
gri, monstruoz,
figura të ndryshme të historisë së tij,
male
– dhe tre ose katër lumenj.


/Telegrafi/