Spanjolli thuhet se ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Spurs këtë verë dhe dëshiron të luajë në Ligën Premier.

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka folur në mënyrë informale në telefon me Villan, derisa drejtori i ri teknik i klubit, Franco Baldini, ka zhvilluar biseda produktive me agjentin e 31-vjeçarit.


Spurs raportohet se tash janë duke negociuar me Barcelonën për të arritur shumën e transferimit, që pritet të jetë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi 

telegrafi sport app