LAJMI I FUNDIT:

Totaj i PDK-së premton fond 2 milionësh për bizneset e Prizrenit (Video)

Totaj i PDK-së premton fond 2 milionësh për bizneset e Prizrenit (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka theksuar se prioritet i punës së tij do të jetë zhvillimi ekonomik.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se planifikon që nëse e merr timonin e kësaj komune, do ta krijojë një fond prej 2 milionë eurosh, fond i cili sipas tij, do t’i mbështeste bizneset në këtë vend.


“Ky fond do të krijohet nga mbledhja e të hyrave nga tatimi në pronë dhe nga mbledhja e të hyrave nga legalizimi i ndërtimeve pa leje. Do të thërrasim një konferencë ndërkombëtare për investitorë të jashtëm, ku planifikojmë të krijojmë zyrën e cila do të ketë ekspertizë të mjaftueshme për përshkrimin e projekteve dje për tërheqjen e fondeve nga institucionet ndërkombëtare”, ka shtuar Totaj. /Telegrafi/