Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski deklaroi sot se Ministria e Punëve të Brendshme do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj nëse ndërmerren hapat e nevojshëm proceduralë në lidhje me informacionin e FBI-së se dy shtetas të RMV-së kërkohen nga Shtetet e Bashkuara për mashtrim dhe vjedhje identiteti dhe ndodhen në RMV.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Toshkovski tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë detaje rreth rastit.


"Në këtë moment nuk mund të ndaj më shumë detaje sesa ato që kanë dalë në media. Sidoqoftë, ne do të veprojmë në përputhje me kompetencën tonë nëse ndërmerren hapat e nevojshëm proceduralë që duhet të ndërmerren nga shteti që përmendët dhe nga të gjitha autoritetet e tjera. Pra, në pjesën e Ministrisë së Brendshme, ajo që është kompetenca jonë, ne sigurisht që do të veprojmë ashtu siç duhet të veprojmë", tha Toshkovski.