Në ndeshjen e zhvilluar në Coliseum Alfonso Perez, Los Rojiblancos fituan me rezultat 1-0. Kaluan vetëm 62 sekonda dhe Fernando Torres e zhbllokoi rezultatin.

Sulmuesi spanjoll ka mundur ta vulosë shumë herët fitoren me rastet tjera që i pati, por dështoi të ishte sërish efektiv.


Kjo bëri që fitorja të mos ishte e sigurt deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit. Megjithatë, mysafirët ia dolën ta mbronin rezultatin dhe të merrnin pikë të plota.

Me këtë triumf, Atletico Madridi është barazuar me pikë me Barcelonën (nga 54), por katalunasit këtë xhiro e zhvillojnë kundër Celta Vigos në Camp Nou. /Telegrafi/

telegrafi sport app