Toronto mposht Cavs pas dramës, Lowry lë në hije LeBronin (Video)
Sfida filloi me Clevelandin që ishte në top formë, duke krijuar epërsi prej 10 pikësh në çerek të parë.
Epërsinë mysafirët nga Ohio e kishin deri në çerekun e katërt, atëherë kur Raptors shkrinë epërsinë dhe në fund u treguan më të sakt.
Lowry në aksionin e fundit për Raptors shkëlqeu duke shënuar me një “jump-shot” nga perimetri, për epërsinë 99-97.
Me vetëm 3 sekonda të mbetur, LeBron James kishte në dorë aksionin e fundit për Clevelandin, por ai e huqi atë si një amator duke mos qëlluar as rrethin e koshit, me çka kjo i kushtoi skuadrës së tij me humbje edhe pse kishte epërsinë gjatë gjithë takimit, shkruan Telegrafi.
Pa asnjë dyshim më i miri ishte Kyle Lowry me 43 pikë dhe 9 asistime, teksa atë e përcolli në ekipin e Ross me 15 pikë.
Nga ana tjetër LeBron James shënoi 25 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, i përcjellë nga Kevin Love me 20 pikë dhe nëntë kërcime. Irving dështoi të bëjë më shumë se 10 pikë në 31 minuta lojë, duke u treguar si pika më e dobët e Clevelandit në këtë ndeshje.
Clevelandi ka 41 fitore dhe 16 humbje, vetëm dy fitore më shumë se Toronto që tash mbanë vendin e dytë në konferencën e Lindjes. /Telegrafi/















































