LAJMI I FUNDIT:

Toronto ia tregon vendin Bostonit, Golden State me fitore të ngushtë në Utah

Toronto ia tregon vendin Bostonit, Golden State me fitore të ngushtë në Utah

Toronto ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Boston Celtics në ndeshjen e dytë të sezonit që ishte test i forcave të lindjes.

Toronto triumfoi me rezultat 113-101 në një sfidë shumë të nxehtë deri në momentet e fundit.

Kanadezët u sfiduan deri në fund nga Celtics, duke qenë rezultat i ngushtë, por paraqitja e Kaëhi Leonard dhe Serge Ibakas ishte monumentale.

Leonard në ndeshjen e dytë me Bostonin arriti double double të dytë me 31 pikë e 10 kërcime, kurse Ibaka shtoi 21 pikë e 6 kërcime.

Te Bostoni ishte Kyrie Irving më i miri me 21 pikë të realizuar, kurse Tatum shtoi 16 pikë e Horford 14 pikë e 10 kërcime që nuk mjaftuan për fitoren e dytë të Bostonit.

Golden State pati duel edhe më të vështirë në udhëtim te Hutah Jazz, duke triumfuar me një pikë epërsi falë Jonas Jerebkos i cili shënoi në tri të qindëtat e sekondës.

Më të mirët e vendasit ishin Joe Ingles me 27 pikë, Rudy Gobert me 16 pikë e 11 kërcime, Donovan Mitchell me 19 pikë dhe Ricky Rubio me 13 pikë.

Te Golden State shkëlqeu Kevin Durant me 38 pikë, Stephen Curry me 31 pikë dhe Draymond Green me 14 pikë.

Ishte kjo humbja e parë për Jazz këtë sezon, kurse Golden State vazhdon të shijojë startin perfekt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori