LAJMI I FUNDIT:

“Toponishte” ra edhe në veshin e serbëve, këngëtari Aca Lukas e vodhi në vitin 2001 (Video)

“Toponishte” ra edhe në veshin e serbëve, këngëtari Aca Lukas e vodhi në vitin 2001 (Video)
Acas Lukas

Kënga e njohur “Toponishte”, është kënga e dashur e shqiptarëve e cila është kënduar si është më bukur nga shumë prej artistëve të njohru shqiptarë.

E kompozuar në jugun e Shqipërisë nën tingujt e mrekullueshëm të klarinetës, kjo vepër u shndërrua dal nga dalë në një prej prodhimeve më të mira muzikore të viteve 90.


Kanë qenë çifti i njohur Merita Spahiu dhe Nystret Muçiqi të cilët e kanë kënduar këtë këngë pas viteve të luftës në versionin e tyre, i cili u bë shumë i pëlqyer për publikun kosovar.

Por, kjo këngë kaq e bukur mesa duket nuk ka shpëtuar pa rënë as në veshin artistëve dhe producentëve serbë, të cilët janë bërë të njohur për plagjiaturat dhe prodhimet e tyre jo origjinale.

Këngëtari serb Aca Lukas e ka kënduar këtë këngë në vitin 2001, me titullin “Suncokreti (lule diellli)”, me orkestrim dhe vijë melodike krejtësisht të njëjtë.

“Suncokreti” duket të ketë qenë një këngë shumë e pëlqyer në Serbi, dhe këtë e dëshmon vet fakti që edhe pse e publkikuar në YpuTube shumë vite me vonesë, ka arritur të grumbulloj mbi 4.5 milionë klikime.

Autorët dhe këngëtarët ‘serbë’ shpesh herë kanë ‘gënjyer vetën’ duke shitur këngë të vjedhura në tregun muzikor dhe serb, madje në disa raste edhe duke përfituar nga arti i  shqiptarëve, një rast i tillë ndodhi në vitin 2007, ku këngëtarja Marija Serifovic fitoi Eurovisionin me këngë të vjedhur nga shqiptarët, “Molitva”, një version i përpunuar i këngës “Ndarja” të Soni Malajt.

Kundrejt këtyre vepirmeve nuk merren kurrëfarë masash nga “Ligji i të drejtave autoriale” në Kosovë, i cili nuk është ende në funksion të plotë, dhe si pasojë ndodhin shkeljet e të drejtave të autorit, mos pagimi i taksave të këngëtarëve nëpër koncerte dhe blerja e klikimeve në YouTube.

Ndërkohë shteti serb janë shumë të kujdesshëm ndaj kësaj pjese, dhe dënojnë me ligj plagjiaturat e artistëve kosovarë, rasti konkret është ai i këngëtares Xhemile Veselaj, e cila u padit nga kompozitorja e këngës “Kukavica” të këngëtares serbe Ceca, pasi e kishte vjedhur atë ‘kokë e këmbë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori