LAJMI I FUNDIT:

Top thëniet më inspriuese nga Rocky Balboa

Top thëniet më inspriuese nga Rocky Balboa

Sylvester Stallone e ka bazuar historinë e filmit “Rocky” në sfidat e tij që i ka pasur për t’u bërë aktor.

Ai ka kaluar pengesa të mëdha për të arritur në majën e Hollywood-it, por asnjëherë nuk është dorëzuar, transmeton Telegrafi.


Skenarin e filmit “Rocky” ai ua ka treguar producentëve më shumë se 150 herë para se të dilte dikush që kishte shfaqur interes për ta bërë këtë film.

Gjatë asaj kohe, ai ka qenë aq i varfër saqë është dashur të flejë në stacion të autobusit dhe gjërat u përkeqësuan aq shumë saqë u detyrua ta shiste qenin për 50 dollarë.

Më në fund, producenti i kishte ofruar t’ia blinte skenarin, por nuk kishte dashur që Stallone të ishte pjesë e filmit.

Stallone kishte refuzuar ofertën prej 300,000 dollarëve sepse kishte besuar që ishte personi i duhur për rolin e Rocky Balboa-s.

Pas shumë muajve, ai eventualisht e kishte lejuar Stallonen që të luante në film. Kështu, filmi “Rocky” kishte pasur një sukses të mahnitshëm duke fituar 225 milionë dollarë. Pjesa tjetër është histori.

Personazhi i këtij filmi, Rocky, konsiderohet si një prej më motivuesve të të gjitha kohërave.

Filmat “Rocky” janë të mbushur me thënie motivuese të cilat e inspirojnë çdo njeri t’i shndërrojë ëndrrat në realitet.

“Të futeni në ring edhe një rund pasi keni menduar se më nuk mundeni – kjo është ajo çfarë e bën diferencën në jetën tuaj”

– “Askush nuk i ka borxh askujt. I keni borxh vetëm vetes”

– “Çdo kampion dikur ka qenë vetëm konkurrent që ka refuzuar të heq dorë”

– “Herë pas here vjen një person i cili i mposhtë të gjitha bastet, logjikën dhe e përmbush një ëndërr të mahnitshme”

– “Derisa të filloni të besoni në vetvete, ju nuk do të keni një jetë”

– “Për të më mposhtur mua, ai duhet të më vret, dhe për të më vrarë, ai duhet të ketë zemër të qëndroj para meje, dhe për ta bërë këtë, ai duhet të jetë i gatshëm të vdes vet dhe nuk e di nëse është i gatshëm për ta bërë këtë”

– “Do t’ju duhet të kaloni përmes ferrit, më keq sesa çdo ankth që ndonjëherë e keni ëndërruar. Por kur të përfundoj, e di se do të jesh duke qëndruar. E din se çfarë duhet të bësh. Bëje”

– “Nëse jeni të gatshëm të kaloni përmes të gjitha betejave të nevojshme për të arritur aty ku dëshironi, kush e ka të drejtën t’ju ndalojë?”

– “Nuk ka të bëjë me atë se sa fort goditni. Ka të bëjë me atë se sa fort mund t’ju godet dikush dhe ju të vazhdoni tutje. Kështu fitohet”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori