LAJMI I FUNDIT:

Top shënuesit në Ipko Superligë, bëhet edhe më e nxehtë gara për ‘Këpucën e Artë’

Top shënuesit në Ipko Superligë, bëhet edhe më e nxehtë gara për ‘Këpucën e Artë’

Ka përfunduar java e 25-të në elitën e futbollit kosovar ku janë arritur kryesisht rezultate të pritura.

Favoritët si Drita, Gjilani, Prishtina, Ballkani e Feronikeli kanë marrë fitore në shtëpi, teksa Flamurtari ka triumfuar si mysafir i Drenicës.


Edhe këtë javë në formë të lartë kanë qenë ‘bomberët’ e Superligës, ku kanë shënuar gola dhe gara për Këpucën e Artë po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë.

Shënuesi më i mirë në Ipko Superligë është aktualisht Arb Manaj, që me golin ndaj Ballkanit arriti në kuotën e 13 golave këtë kampionat.

Manaj ndiqet nga tre lojtarë që janë në vendin e dytë dhe që kanë shënuar nga 11 gola dhe ata janë: Kastriot Rexha, Blend Baftiu dhe Ahmed Januzi.

Dyshja e Gjilanit, Fiton Hajdari dhe Gerhard Progni ndajnë pozitën e pestë me nga 10 gola deri më tani.

Nga nëntë gola kanë shënuar Betim Haxhimusa i Dritës dhe Mevlan Zeka i Feronikelit, ndërsa lista e top 10 shënuesve më të mirë mbyllet me Shend Kelmendin e Oto John që kanë nga tetë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori